AKTUALITET, 1 Tetor 2019, 17:13

U emërua nga Balluku, shkarkohet pas shtatë muajsh kreu i Albpetrol, ja kush e zëvendëson (Emri)

U emërua nga Balluku, shkarkohet pas shtatë muajsh kreu i Albpetrol,

Është shkarkuar nga detyra Drejtori i Kompanisë Shtetërore të naftës “AlbPetrol”, Dritan Spahiu. Mësohet se në vend të Spahiut, është emëruar drejtoresha e re, Eriola Muka.

Dritan Spahiu kishte vetëm disa muaj që ishte emëruar në krye të Albpetrol nga ministrja Belinda Balluku. Ende nuk dihet shkaku i shkarkimit të drejtorit të kësaj kompanie.