AKTUALITET, 30 Tetor 2019, 10:30

U ekzekutua me gjashtë plumba/ Identifikohet vrasësi i Eri Zefit, ishte shok me viktimën (EMRI)

U ekzekutua me gjashtë plumba/ Identifikohet vrasësi i Eri Zefit,


Policia ka identifikuar autorin e vrasjes së Eri Zefi, 34-vjeç, vrasje kjo që ndodhi pak javë më parë në fshatin Zallë Xhuxhë në Fan të Mirditës.

Mësohet se është shpallur në kërkim Mikel (Gjovalin) Alia dhe pista kryesore e vrasjes është ajo e gjakmarrjes.

Autori Mikel Alia ishte shok me viktimën por ende nuk dihen shumë detaje rreth miqësisë së tyre.

34 vjeçari Eri Zefi u gjet i vdekur në një kanal në fshatin Zall-Xhuxhë të Mirditës.

Ai u ekzekutua me gjashtë plumba, katër prej të cilëve e kanë kapur në kokë ndërsa dy të tjerët në gjoks.

Në trupin e viktimës u konstatuan shenja dhune dhe vrasja rezulton të ketë ndodhur gjatë natës pikërisht në vendin ku është gjetur trupi i viktimës.

Zefi u gjet rastësisht nga banorët e zonës, të cilët lajmëruan menjëherë policinë. Pista e parë ku po hetohet është ajo e hakmarrjes, pasi vëllai i viktimës Eri Zefi, Ndue Zefi vrau mëngjesin e 24 shkurtit në qytetin e Durrësit, fqinjin e tij, Martin Ndreca pasi ky i fundit i kishte ofenduar njerëzit e familjes.