AKTUALITET, 25 Mars 2021, 22:06

U dërgua me urgjencë në spital, vdes i dënuari në burgun e Drenovës

U dërgua me urgjencë në spital, vdes i dënuari në

Një i dënuar ka ndërruar jetë në burgun e Drenovës. Viktima është E.J. 41 vjeç.

I burgosuri është dërguar në spitalin e Korçës në gjendje të rënduar shëndetësore, por pavarësisht ndihmës nga mjekët ndërroi jetë.

Ai ishte i dënuar me 12 vite burg dhe i kishin mbetur edhe 4 vite për ta përfunduar.

Zyrtarisht ende nuk dihen shkaqet e vdekjes, ndërsa një burim i tha ABC, se i dënuari vuante nga probleme shëndetësore.