TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" nga Ylli Rakipi në MCN TV, i është rikthyer incidentit që ndodhi në zyrat e LSI-së në Durrës, ku u gjet një kamera përgjuese.
Kryemadhi tha se kamera është vendosur nga stafi i djalit të Lefter Kokës, por se këto episode e bëjnë atë "për të qeshur".
"Është hera e tretë që stafi i LSI, ka piketuar kamerat që vendos stafi i djalit të Lefter Kokës. Dje u nervozuam. Pretendojnë që mund të marrë vota Lefteri, se e kërcënon Edi Rama, thotë ku i ke votat. Është e disata herë.
Ne i mbajmë në vëzhdim, edhe tallemi me ta.
Ka mbetur njerëzit e LSI, ti marrë Arbëri me spaçatorët e tij? Nuk lë njeri pa futur mik, aman mos më denonconi në polici. Kjo tregon nivelin ordiner", deklaroi Kryemadhi.
/TPZ.al/