AKTUALITET, 12 Shkurt 2018, 18:29

U dëbua katër herë nga Greqia, tenton të arratiset nga burgu

U dëbua katër herë nga Greqia, tenton të arratiset nga burgu

Një shtetas shqiptar 27-vjeç, ka tentuar të arratiset nga burgu pak ditë pasi u arrestua nga policia greke.

Shqiptari dhunoi një bashkëkombës bashkë me disa persona të tjerë dhe tentoi t’i rrëmbente të dashurën.

I riu ka tentuar të arratiset duke sharruar hekurat e qelisë, por është konstatuar nga policia e burgut. 27-vjeçari është dëbuar 4 herë nga shteti grek, por përsëri është kthyer.