TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sot është mbajtur në Tiranë sesioni i parë i takimit të 12-të i KPSA BE-Shqipëri nën drejtimin e Monica Macovei, kryetare e delegacionit të PE, ndërsa kryetari i delegacionit shqiptar ishte Taulant Ballës.
Macovei u shpreh gjatë takimit se Shqipëria ka bërë progres me reformat dhe se po ecën në hapat e duhura drejt BE.
“Kemi dëgjuar nga Komisionin Europian për ecurinë e Shqipërisë me reformat. Duam pozitivitet. Partitë politike duhet të jenë bashkë në këto përpjekje. Të kemi një dialog konstruktiv me rekomandime”, u shpreh ndër të tjera Macovei.
Ndërkohë kryetari i delegacionit shqiptar, Taulnat Balla, i bëri thirrje opozitës për bashkëpunim për çeljen sa më të shpejt të negociatave.
“Opozita të përfshihet plotësisht në procesin e mbështetjes për çeljen e negociatave. Me një frymë dialogu konstruktiv të miratojmë rekomandimet e përbashkëta”, tha ai.
I pranishëm në takim ishte edhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili vlerësoi reformën në drejtësi, duke shtuar se për progresin e Shqipërisë duhen shqyrtuat edhe diskutimet me Greqinë.
Ashtu si edhe Macovei, ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, vuri theksin tek uniteti për të ecur përpara drejt integrimit të vendit.
“Qytetarët mbështesin reformat e thella në vend. Shqiptarët nuk kanë pikë dyshimi për integrimin e vendit. Sot Shqipëria ka një mundësi reale sa i përket hapjes së negociatave. Integrimi në BE kërkon unitet.”, tha ambasadorja e BE, Romana Vlahutin.