TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas postimit te reagimit të bërë disa kohë më parë nga Raimonda Bulku e cila shprehej se duhet ndërtuar një teatër i ri, kryeministri Edi Rama ka publikuar edhe opinionin e regjisorit Leka Bungo, të bërë disa muaj më parë.
Në Facebook, Rama ka postuar një pjesë nga intervista e Bungos, të dhënë në emisioni “Zonë e Lirë”, teksa ai shprehet se duhet të prishet teatri dhe të ndërtohet një i ri.
“Ja çfarë mendon për çështjen e teatrit një protagonist i njohur i skenës kombëtare, regjisori Leka Bungo – i cili, sa për ta ditur, njësoj si Raimonda Bulku e shumë të tjerë, jo vetëm s’ka asnjë lidhje me Partinë Socialiste, po përkundrazi?”, shkruan Rama.