AKTUALITET, 18 Gusht 2021, 16:22

U arratis nga vendi me largimin e perëndimorëve, Presidenti afgan strehohet në Emiratet e Bashkuara Arabe

U arratis nga vendi me largimin e perëndimorëve, Presidenti afgan

Presidenti i Afganistanit Ashraf Ghani, i cili u largua nga vendi pas largimit të trupave të SHBA-ve dhe aleatëve, është strehuar në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Emiratet e Bashkuara Arabë bënë të ditur se presidenti bashkë me familjen e tij po qëndrojnë në vend për “konsiderata humanitare.” Ghani u arratis nga vendi pasi talebanët morën kontrollin.

Zyrtarët e ambasadës afgane në Taxhikistan i kërkuan policisë së Interpolit që të arrestojnë atë dhe dy përfaqësuesve të tjerë me akuzat e vjedhjes së pasurisë publike, në mënyrë që fondet të kthehen në Afganistan.

Ndërkohë, në mungesë të tij, zëvendësi Amrullah Saleh është vetëshpallur ditën e djeshme si president kujdestar i Afganistanit. Sipas Kushtetutës së vendit, në mungesë, pas ikjes ose vdekjes së presidentit, nënkryetari i parë bëhet kujdestar.