AKTUALITET, 18 Gusht 2021, 15:10

Katër të vdekur dhe mbi dy mijë raste të reja me Covid në Kosovë

Katër të vdekur dhe mbi dy mijë raste të reja me Covid

Situata e pandemisë në Kosovë vijon të jetë shqetësuese. Në 24 orët e fundit katër qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 2 110 raste të reja të infektuara me virus. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në orët e fundit janë shëruar 130 qytetarë.

Njoftimi i plotë:

Bashkë ia dalim 18 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.358 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 622.068 doza të vaksinës.

Deri më sot 215.329 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 10.258 testime, 2.110 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 130 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.408.

Në total numri i rasteve aktive është 12.159.