TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një deklaratë me nota racizmi i ka kushtuar përjashtimin e tij deputetit grek, Eleftherios Synadinos, nga Parlamenti Europian.
Ndërsa ndërhyri gjatë një diskutimi mbi çështjen e refugjatëve, deputeti grek i partisë “Agimi i Artë” u shpreh: “Turqit janë si qentë e egër kur luajnë, por kur duhet të luftojnë kundër armiqve të tyre, ata ikin”.
Kjo deklaratë solli reagimin e ashpër të presidentit të Parlamentit Europian, Martin Schulz, i cili vendosi ta përjashtojë menjëherë, duke theksuar se komentet e tij ishin në kundërshtim me rregulloret e institucionit për të drejtat e njeriut.