AKTUALITET, 14 Mars 2019, 16:52

Banda e fajdeve në Shkodër, shoqërohet në polici edhe ish-prefekti

Banda e fajdeve në Shkodër, shoqërohet në polici edhe

Ish-prefekti i Shkodrës, Paulin Radovani, është shoqëruar në polici mesditën e sotme. Gjithçka ka të bëjë me operacionin policor të zhvilluar sot, ku në pranga janë vënë 12 persona dhe 4 janë shpallur në kërkim. Siç mësohet, dy djemtë e Radovanit kanë marrë lekë me fajde dhe ka qenë ish-prefekti që ka bërë denoncim. Në lidhje me këtë denoncim, është shoqëruar sot në polici.