LIFESTYLE, 5 Shkurt 2020, 13:39

“Turp t’ju vijë, ju gënjen Ermali me sanduiça”, ndjekësi e ofendon, Mariana Kondi do t’ju lerë pa fjalë me përgjigjen


Pak ditë më parë në Pallatin e Kongreseve u dha premiera e shumëpritur e filmit “I Love Tropoja. Një ndër aktoret ishte dhe Mariana Kondi, të cilën Ermal Mamaqi e ka pasur të pranishme në rol, edhe në filmin “Dy gisht mjaltë”. Aktorja e njohur e skenës shqiptare ka vendosur të bëjë një falenderim për Tropojën e tropojanët, por edhe për regjisorin e filmit, Ermal Mamaqin. Por, një komentues ka vendosur të shprehë hapur mendimin e tij, duke kaluar dhe në ofendime ndaj aktores.
 
View this post on Instagram
 

Aty ku bjeshkët jehojnë, njerëzit heshtin në urtësi. Aty ku natyra rrëmbehet tufaneve, dimri zbardh nxitimthi, bimësia ashpërsohet, aty njerëzit ruajnë butësinë shpirtërore. Këta janë Tropojanët. Çfarë vepre është njeriu, sa bujar nga natyra... Në Tropojë bujarinë nuk e gjejmë të shpërndarë vetëm në natyrën e mrekullueshme por edhe në qënien njerëzore, në urtësinë e tyre, në dijen, në kulturën dhe historinë që përcjellin. I ♥️ Tropoja ! ?? Ermal Mamaqi. @ermalmamaqiofficial Merite e jotja ku ne Galerine e humorit futet personazhi i nje nene te nderuar Tropojane me te gjithe vlerat qe ka ky vend. #ilovetropoja #ermalmamaqiofficial #filmiirekordeve #bestcast #bestmovieever #tropoja

A post shared by @ marianakondiofficial on

“Turp të të vijë ty edhe Ermalit për këtë rol, ti nuk mbahesh për ndonjë aktore që të len mbresa po me ktëtë rol i ke vu kapak, edhe përpara 10 brezash ka pas më shumë kulturë në Tropojë se sa e paraqisni ju, thjeshtë skandal, po kur ju gënjen Ermali me sanduiça…!!”– shkruan ndjekësi në profilin e aktores. Megjithatë, Mariana Kondi ka vendosur t’i kthejë një përgjigje plot ironi, që ka nxitur një tjetër përgjigje nga ndjekësi. “Më fal shumë….më fal ishalla s’të kam lënduar shumë!”– i përgjigjet Mariana Kondi. “Hahahahaha, ai roli fshesaxhies të shkon shumë!”– vijon më tej komentuesi “Flm ashtu jam,”– është shprehur aktorja, duke preferuar të mos e zgjasë më tej bisedën.