TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë takimit me disa përfaqësues biznesesh në qytetin e Durrësit tha se me ardhjen në pushtet do të aplikohet taksa e sheshtë prej 9 për qind, dhe kjo sipas tij do të çlirojë sipërmarrjen, do të krijojë vënde pune, dhe më e rëndësishme, vende punë me pagë dinjitoze.
“Sot gjithë ditën kam qenë me biznesin. Kemi patur edhe përfaqësues të industrive prodhuese. Një prej çështjeve është kualifikimi i krahut të punës. Sot më të kualifikuarit largohen nga vendi”, tha Basha.
Teksa vizitoi një biznes në qytetin bregdetar, lideri i demokratëve nënvizoi faktin se partia që ai drejton do të krijojë mundësi në infrastrukturë për të gjitha bizneset.
“Ne po kalkulojmë uljen për të gjithë manifakturat, të çmimit të energjisë elektrike. Paketa që prezantuam për biznesin u pa me entuziasëm nga përfaqësuesit. Ka mbaruar koha e fjalëve. Agjenda e atyre që qeverisin nuk ka lidhje me qytetarët. Me 16 shkurt, ata që ia kanë deleguar pushtetin, të thonë fjalën e tyre. E ardhmja do të përcaktohet nga njerëzit. E ardhmja të mos përcaktohet nga bandat. Punësimi do jetë me paga dhe kushte dinjitoze. Gjithçka që kemi prezantuar sot shkon në të njëjtin linjë me këtë. Qëllimi është nxitja e punësimit, dhe me rritje pagash dinjitoze” shtoi Basha.