AKTUALITET, 1 Shkurt 2019, 15:28

Lirohet përkohësisht nga burgu ”i forti i Shkodrës’, Safet Bajri

Lirohet përkohësisht nga burgu ”i forti i Shkodrës’,

Është liruar me leje të posatshme nga drejtoria e burgjeve, Safet Bajri. Kjo pasi babai i tij ka ndërruar jetë, dhe ”i forti i Shkodrës” është lejuar që të marrë pjesë në ceremoninë mortore.

Leja është firmosur për gjashtë orë, ndërsa varrimi është kryer mesditën e sotme.

Bajri është shoqëruar me masa të forta sigurie drejt qytetit të Shkodrës, dhe brenda ditës së sotme, pritet të rikthehet sërish në qeli.

Kujtojmë se Safet Bajri u arrestua nga ana e policisë në Shtator të 2018-tës në zonën e Xhamllikut në kryeqytet. Ai dyshohet të jetë kreu i një grupi kriminal që kryente trafik droge, vrasje dhe trukim ndeshjesh.

Rezulton se Bajri është dënuar edhe nga drejtësia belge për akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit, dënim të cilin po e vuan në Shqipëri.