AKTUALITET, 29 October 2026, 12:15

‘Tufë të korruptuarish’! Shehaj: Rama dhe Balluku shkuan në Kuvend për të shpëtuar Guvernatorin nga SPAK-u

‘Tufë të korruptuarish’! Shehaj: Rama dhe Balluku shkuan

Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka reaguar pas votimit në Kuvend ditën e sotme të pr/ligjit për 'Bankën e Shqipërisë' edhe me votat e kryeministrit Edi Rama dhe ish zv.kryeministres Belinda Balluku.

Në një video-mesazh në rrjetet sociale, Shehaj thekson se 'Rama dhe Balluku erdhën prap në Kuvend për të votuar pro imunitetit të Guvernatorit të Bankës'.

Sipas kreut të Mundësia, votimi i këtij pr.ligji që i jep imunitet nga arrestimi Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë sa kohë që ai është në detyrë, bëhet 'për ta shpëtuar atë nga SPAK-u'.

Shehaj nënvizon se mazhoranca socialiste është "një tufë me të korruptuar që mendojnë vetëm për të shpëtuar veten nga drejtësia".

"Rama dhe Balluku erdhën prap në Kuvend për të votuar pro imunitetit të Guvernatorit të Bankës Qëndrore, për ta shpëtuar atë nga SPAK-u. Janë një tufë të korruptuarish që mendojnë vetëm për të shpëtuar veten nga drejtësia", thekson Shehaj.