AKTUALITET, 16 Janar 2020, 13:11

FOTOT/ Këshilltari i Pacollit: Këta janë serbët që shkaktuan masakrën e Reçakut

FOTOT/ Këshilltari i Pacollit: Këta janë serbët që


Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm në detyrë Behgjet Pacolli, i njohur për publikimin e shumë dokumenteve që provojnë krimet serbe, së fundmi në kuadër të përkujtimit të 21-vjetorit masakrës së Raçakut, ka publikuar deri dhe disa foto të autorëve serbë.

“Për rikujtim: Këta janë disa nga kryesit e masakrës së Reçakut. Kosova nuk do të harrojë asnjëherë”, ka shkruar Zyberaj në Facebook, ku më parë kishte shkruar:

“Ne, sot kujtojm masakrën e Reçakut, brutaliteti i së cilës, tmerroi botën në atë mëngjes të ftohtë janari të vitit 1999. Bota pa fytyrën e vërtetë kriminale të shtetit Serb, ndërsa populli shqiptar vazhdimësinë e brutalitetit dhe politikës shfarosëse.

Urdhërdhënësit e kësaj masakre sot udhëheqin shtetin në Serbi, ndërsa ekzekutorët me në krye komandantin Goran Radosavljevic-Guri, strehohen nën mburojën direkte të presidentit Aleksandër Vuçiç. Komandanti i Reçakut, Radosavljevic është anëtar i bordit udhëheqës në partinë e Vuçiçit”, shkruan Zyberaj në Facebook.

Masakra ka ndodhur më 15 Janar 1999, ku në Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur. Pak kohë pas kryerjes së këtij akti barbarë nga forcat paramilitare serbe, fuqitë e mëdha ndërkombëtare vendosën për intervenimin e NATO-s në Kosovë.

Dje liderët në Kosovë e Shqipëri kanë kujtuar këtë masakër, duke kërkuar dënimin e autorëve.