AKTUALITET, 16 Janar 2020, 13:49

Po ecte anës rrugës, makina përplas për vdekje 63-vjeçarin shqiptar në Itali

Po ecte anës rrugës, makina përplas për vdekje


Mediat italiane kanë raportuar se një shqiptar ka qenë duke ecur anës rrugës dhe një makinë e ka përplasur, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Identiteti i shqiptarit nuk është bërë ende i ditur, por mediat italiane shkruajnë se viktima ishte 63- vjeç.

Sipas policisë italiane automjeti që e ka përplasur e hedhur disa metra larg rrugës ku ai po ecte.

Makina ka qenë e tipit “Mercedes A-Class” që e ka goditur për vdekje 63-vjeçarin shqiptar rreth orës 18:00 të ditës së djeshme.

Shifrat përfundimtare për vitin 2019 tregojnë se ende mungojnë investimet në rrugët për këmbësorë në këtë zonë.