AKTUALITET, 16 Janar 2020, 13:43

VIDEO/ Çudira shqiptare, OSHEE publikon rastin që i habiti: Çfarë gjetëm në një shtëpi në Elbasan

VIDEO/ Çudira shqiptare, OSHEE publikon rastin që i habiti:

Qytetarët shqiptarë vijojnë të bëjnë lidhje të paligjshme për të vjedhur energjinë elektrike. Një rast që ka çuditur edhe vetë grupet e OSHEE-së në terren është publikuar në rrjetet sociale. Në Elbasan, një familje kishte menduar ta fshihte lidhjen e dytë në tjegullat e çatisë. “Vjedhja e energjisë elektrike po realizohet në forma më të kamufluara. Rasti tregon qartë “shpikjen” për të fshehur lidhjen e dytë”, shkruan OSHEE në Instagram.