TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Që presidenti amerikan nuk ka një raport të mirë me çadrat nuk është një sekret. Por këtë herë, video që tregon se si ai braktis çadrën e hapur në hyrje të avionit presidencial bën të lindin dyshime që Trump nuk është në gjendje të mbyllë një çadër.
Donald, pasi është ngjitur në avionin e tij Air Force, nuk shqetësohet aspak për ta marrë me vete çadrën, por e lë atë në mes të erës dhe shiut.
Duhet ndërhyrja e një pjesëtari të stafit për të evituar që ajo të bjerë poshtë.
Të menjëhershme kanë qenë kritikat në rrjetet sociale: "E pabesueshme, nuk di si funksionojnë çadrat", thonë përdoruesit në internet.