AKTUALITET, 28 Tetor 2018, 13:09

“Në 28 tetor mesazhi “Grek ose vdekje”/ Radikali grek paralajmëroi sulmin në Girokastër

“Në 28 tetor mesazhi “Grek ose vdekje”/ Radikali grek

Kostandinos Kaçifas, 35 vjeçari që po ndiqet nga Renea në fshatrat e Gjirokastrës, duket të jetë një ekstremist grek me bindje radikale, që e kishte planifikuar sulmin ndaj policisë shqiptare këtë 28 tetor. Dita kur në Bularat zhvillohej një festë e qytetarëve me origjinë greke, Kaçifas kishte parashikuar “t’i çonte një mesazh” siç shkruan ai Ciprasit dhe Ramës.

Në profilin e tij në Facebook, Kaçifas ka plot mesazhe ku bën thirrje për rezistencë të grekëve në jug të Shqipërisë, të cilët i quan “vorio-epiriotë”. Në njërin prej këtyre, të cilin e ka shkruar ditët e fundit Kaçifas shkruan:

“Rama dhe Tsipras bëjnë plane pa  të zotët e shtëpisë. Për një gjë të jeni të sigurt. Rinia e Vorio Epirit nuk do të qëndrojë spektatore. Thirren të gjithë grekët e Vorio Epirit që në 28 Tetor të dërgojnë një mesazh në çdo anë. Grek ose vdekje!”