TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Administrata Trump ka thënë se nuk i konsideron vrasjet masive të armenëve në 1915 si genôcid, duke kundërshtuar një votë unanime nga Senati amerikan.
Votimi historik javën e kaluar tronditi Turqinë, e cila gjithmonë ka mohuar se vrâsjet kanë qenë një genôcid.
Ministria e jashtme e Turqisë të premten e javës së kaluar thirri ambasadorin amerikan për të shprehur zemërimin e tij për votimin, duke akuzuar SHBA për “politizimin e historisë”.
Armenia thotë se 1.5 milion u vrânë në përpjekje për të zhdukur grupin etnik. Vrâsjet ndodhën gjatë kohës së rënies së Perandorisë Osmane, pararendësi i Turqisë moderne.
“Pozicioni i administratës nuk ka ndryshuar. Pikëpamjet tona pasqyrohen në deklaratën përfundimtare të presidentit për këtë çështje nga prilli i kaluar.”- tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Morgan Ortagus në një deklaratë ditën e djeshme.
Në një deklaratë në prillin e kaluar në përvjetorin e vrasjeve, zoti Trump tha se SHBA-ja u dha haraç viktimave të “një prej mizorive më të këqija të shekullit të 20”, por ai nuk e përdori fjalën genôcid. Në vend të kësaj ai inkurajoi armenët dhe turqit të pranojnë dhe pajtohen me historinë e tyre të dhimbshme.
Erdogan gjithashtu tha që ai mund të mbyllë bazën e radarit të Kurecik si një kërcënîm për sanksionet e SHBA-së mbi Turqinë pas ofensivës së saj të fundit ushtarake në Siri.
Kryeministri armen, Nikol Pashryan, përshëndeti rezolutat e Kongresit dhe Senatit si një hap të guximshëm drejt shërbimit të së vërtetës dhe drejtësisë historike.