TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Bagdad të Irakut. Të paktën pesë persona kanë vdekur, kurse raportohet se edhe 22 të tjerë janë plagosur, si pasojë e hapjes zjarr nga forcat e sigurisë.
Në kryeqytetin irakian, janë duke u mbajtur protesta masive, të cilat mendohet se janë ndër më të fuqishmet të mbajtura kohët e fundit. Protestuesit thanë se kanë parë një trup, i cili ishte hedhur në një kanal pasi ishte ekzekutuar me armë automatike.
Viktimat janë konfirmuar nga persona të pranishëm, kurse Ministria e Brendshme nuk ka dhënë ende detaje në lidhje me personat që kanë ndërruar jetë.