BOTA, 4 Nëntor 2019, 18:25

Shpallet së fundmi një ndër projektet për stadiumin e ri të Milanos

Shpallet së fundmi një ndër projektet për stadiumin e ri

Staiumi i ri i Interit dhe Milanit është thuajse gati për të nisur nga punimet. Nga dy projektet e mundshme të prezantuara, mediat italiane kanë publikuar projektin e studios “Populous”.

“San Siro” nuk do të shembet por do të rikonstruktohet. Impianti aktual nuk do të zhduket por do të vazhdojë të mbartë historinë me vete.

Ky ishte një kusht i panegociueshëm i Këshillit Bashkiak të Milanos. Riovimi i këtij stadiumi do të arrijë vlerat 200-250 milion euro me një afat ndërtimi 3 vjeçar.

Sipas projektit “Populous” stadiumi është menduar në mes të një zone polifunksionlae ku do të jetë i hapur për publikun në cdo ditë të vitit. Forma e tij do të jetë një paralelopiped prej qelqi e harqesh. Duke përdorur dhe një mori dritash do të sjellë në mendje Katedralen e Milanos. Një gërshetim i bukur ky mes historisë së qytetit dhe asaj të futbollit. /TPZ.AL/