TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një polic meksikan, pjesëtar i forcave elitare e që ndihmoi me arrestimin e djalit të El Çapos, është qëlluar 150 herë në parkingun e një qendre tregtare. 30-vjeçari, i identifikuar vetëm me emrin Eduardo, u vra te parkimi i një qendre tregtare në qytetin Kuliakan.
Ai ishte pjesë e grupit policor që ndihmoi me arrestimin e Ovidio Guzman, djalit të El Çapos, muajin e shkuar. Por policia e liroi shpejt Ovidion, pasi anëtarët e kartelit, të urdhëruar nga vëllai i të arrestuarit, djali tjetër i El Çapos, u vërsulën menjëherë, me dhjetëra njerëz të armatosur, duke sulmuar policinë e duke shkaktuar kaos nëpër rrugë. Autoritetet meksikane thanë se e liruan për të shmangur vdekje të tjera.