TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy ditë pas arrestimit është liruar me kusht nga burgu Yorgen Fenech, biznesmeni që akuzohet si nxitës i vrasjes së gazetares malteze Daphne Caruana Galicia.
Ky lirim i tij pritet të sjellë tensione në Maltë. Jo më vonë se mbrëmjen e së mërkurës ndërtesa e qeverisë u rrethua nga një zinxhir njerëzor prej mijëra maltezëve të cilët kërkuan dorëheqjen e kryeministrit.
Arrestimi i tij erdhi pas hetimeve mbi këtë çështje, ku ky biznesmen dyshohet se mund të ketë porositur vrasjen e gazetares.
Yorgen Fenech është pronar i kompanisë 17 Black, drejtor dhe bashkëpronar i një kompanie që fitoi tenderin e një koncesioni gjigand gjatë vitit 2013 nga policia në Maltë për të ndërtuar një termocentral gazi në një ishull mesdhetar.
Vrasja e gazetares:
Gazetarja Caruana Galizia në kohën e vrasjes ishte duke punuar mbi një dosje korrupsioni. Ajo u vra pasi makina të cilën e kishte marrë me qera shpërtheu në lëvizje. Ajo u gjet nga djali i saj Matthew që dëgjoi shpërthimin nga shtëpia e tyre.