TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kompania e naftës më e madhe në botë shpalli ofertën e saj të parë publike më datë 2 Nëntor për shitjen e aksioneve të saj. Kjo ofertë u dha mbas sulmeve të shumta në rafineritë e saj të naftës. “Armaco” vlen përkatësisht 1,2 trilionë dollarë.
Mendohet se sauditët do të shesin 1-2% të aksioneve të kompanisë. Kjo përqindje sado e vogël mund të arrijë të kushtojë 20-40 miliardë dollarë. “Armaco” është vlerësuar nga bankierë dhe ekspertë të biznesit me një vlerë 1,5 trilionë dollarë duke tejkaluar kompanitë si Microsoft dhe Apple.
Amin Nasser, shefi ekzekutiv deklaroi se kjo kompani është tashmë pjesë e busës së Riadit. Kjo ofertë fillestare e publikuar do të ndahet në dy transhe: një për institucionet publike dhe një për investitorët privat.
Arsyeja e shtijes së aksioneve të kësaj kompanie ka për qëllim kryesor rritjen e ekonomisë se Saudit. “Armaco” u themelua mes Arabisë Saudite dhe kompanisë së naftës standarte në Kaliforni në 1933 e më pas u ble e gjitha nga Arabia Saudite mes viteve 19730-1980. /TPZ.AL/