AKTUALITET, 18 Gusht 2020, 18:26

Trump i përgjigjet Michelle Obamës: Jam në Shtëpinë e Bardhë falë burrit tuaj, që nuk e bëri si duhet punën e tij

Trump i përgjigjet Michelle Obamës: Jam në Shtëpinë e

Presidenti amerikan, Donald Trump, i është përgjigjur bashkëshortes së ish-presidentit amerikan, Barack Obama, Michelle Obama e cila ditën e sotme ka deklaruar se Trump është lideri i gabuar i SHBA-së.

Ajo u shpreh se mbështet kandidatin, Joe Biden për presidentin e ardhshëm të Amerikës, duke thënë se ai është e vetmja shpresë për të shpëtuar vendin nga pandemia dhe për të ringritur ekonominë.

Në përgjigjen e tij Trump, thotë se arsyeja pse ai është në krye të SHBA-së, është për shkak të burrit të saj, Barack Obamës, që sipas tij nuk bëri si duhet punën e tij.

“Dikush t’i shpjegojë Michelle Obamës se Donald J. Trump nuk do të ishte këtu, në Shtëpinë e Bardhë kaq të bukur, nëse nuk do të ishte për burrin tuaj Barack Obama që nuk bëri si duhet punën e tij. Biden ishte thjesht një rimendim, një arsye e mirë për atë miratim shumë të vonshëm dhe jointeresant.”– ka shkruar Trump në Twitter.

Ajo tha se Donald Trump ka pasur kohë të mjaftueshme për të treguar se çfarë lideri është, por që nuk e ka bërë.

“Donald Trump është presidenti i gabuar për vendin tonë. Ai ka pasur më shumë se kohë të mjaftueshme për të provuar se ai mund të bëjë punën, por ai që nuk e ka bërë deri më tani. Ai thjesht nuk mund të jetë ai që ne kemi nevojë.”- ka thënë Michelle. /AA