TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, për arritjen e marrëveshjes mes LSDM-së dhe BDI-së për krijimin e qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut.
Në reagimin e tij Kryeministri Rama shprehet se falë fituesit të zgjedhjeve, Zoran Zaev marrin një peshë të re në jetën politike të vendit fqinj.
Teksa ka uruar për fitoren, në veçanti Ali Ahmetin, për të cilin shprehet se me urtësinë e një lideri ka bërë shumë në Maqedoninë e Veriut.
”Ditë e shënuar për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, që falë marrëveshjes me fituesin e zgjedhjeve, Zoran Zajev, marrin një peshë të re në jetën politike të vendit fqinjUrime të gjithëve, veçanërisht Ali Ahmetit, që me urtësinë e lidershipit të tij në vite ka bërë kaq shumë”,- shkruan Rama.
Sot është arritur marrëveshja mes LSDM-së dhe BDI-së në Maqedoninë e Veriut pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u mbajtën më 15 korrik. Në fjalën e tij kreu i BDI-së, Ali Ahmeti është shprehur se në 100 ditët e fundit të qeverisjes së përbashkët do të ketë një kryeministër shqiptar.