AKTUALITET, 2 Tetor 2020, 10:27

Teliti: Edi Rama në shtatë vjet, u dha oligarkëve 300 milionë euro për kokë

Teliti: Edi Rama në shtatë vjet, u dha oligarkëve 300


Partia Demokratike e ka përballur kreun e Qeverisë me fakte, për pasurimin e një grushti oligarkësh gjatë dy mandateve të qeverisjes.

Dorian Teliti nga selia e PD-së tha sot se “në 7 vite, Edi Rama ka dhënë tre miliardë euro për dhjetw oligarkë. Mesatarisht, 300 milionë euro për kokë. Këto janë faktet.

Paratë që duhet të shkojnë te Shëndetësia, te të papunët, pensionistët dhe biznesi në krizë, Edi Rama vazhdon t’i ndajë me oligarkët dhe mafien e inceneratorëve. Prandaj Shqipëria është në krizë. Zgjidhja, - përfundon Teliti, është - “largimi i tij dhe kthimi i parave të taksapaguesve te njerëzit në nevojë dhe biznesi.”