AKTUALITET, 28 Gusht 2018, 21:07

Trump akuza të rënda ndaj Google për figurën e tij: Tregojnë vetëm shkrime negative për mua

Trump akuza të rënda ndaj Google për figurën e tij:

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ditën e sotme ka akuzuar kompaninë ‘Google’, për anshmëri politike.

Trump tha se gjigandi ‘Google’ nuk ka punuar siç duhet, duke publikuar vetëm lajmet negative në lidhje me figurën e tij.

Trump tha në një intervistë se ‘Google’ kishte manipuluar rezultatet e lajmeve për të treguar më së shumti histroi të “të këqija” rreth tij dhe konservatorëve të tjerë.

“Rezultatet e kërkimit në Google për ‘Trump News’ tregojnë vetëm shkrime negative për mua, raportojnë lajme ‘Fake News’, tha presidenti.

Përmes një postimi në Twitter-it, Trump u shpreh se rreth 96% e lajmeve të paraqitura në ‘Google’ në përgjigje të “lajme për Trump”, ishin nga degët e lajmeve të majta. Nga ana tjetër ‘Goggle’ e ka mohuar këtë akuzë të bërë nga presidenti Trump.

Po ashtu një lektore e lartë në teknologjinë digjitale, Mercedes Bunz, u shpreh se, do të ishte e papranueshme dhe e pabesueshme për Google që të shpërndante informacion sipas anshmërisë politike.

“Algoritmi i lajmeve i Google është optimizuar për aktualitetin dhe afërsinë e një ngjarjeje, por në përgjithësi nuk është optimizuar të kërkojë orientim politik. Sidoqoftë, ka një tendencë për të renditur faqet e internetit më të larta që lidhen me shumë njerëz.” është shprehur Bunz.