AKTUALITET, 28 Gusht 2018, 20:08

Partizani mendon për të ardhmen, merr talentin 18-vjeçar

Partizani mendon për të ardhmen, merr talentin 18-vjeçar

Tjetër zyrtarizim nga Partizan në këto ditë të fundit të merkatos verore. Klubi i kuq njofton arritjen e marrëveshjes me lojtarin Besnik Ferati. Mesfushori i talentuar ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare me Partizanin. 18-vjeçari Ferhati është formuar në ekipin e FC Shkupit dhe ka qenë pjesë e të gjitha ekipeve përfaqësuese të moshave të Maqedonisë. Futbollisti i ri është prezantuar në ambientet e klubit dhe menjëherë i është bashkuar skuadrës.