TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ambasada Amerikane në Tiranë në një postim në Facebook, shkruan se fton të gjithë gjykatësit e ndershëm që të aplikojnë për Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Sipas ambasadës, Shqipëria është duke ndërtuar një sistem të ri drejtësie dhe , gjykatësit duhet të bëhen pjesë e saj.
Postimi i plotë
Shqipëria është në prag të krijimit të një sistemi drejtësie që vërtet i shërben interesave të qytetarëve të saj. Iu bëjmë thirrje gjykatësve të ndershëm, patriotë dhe me integritet nga gjykatat e apelit që të bëjnë përpara dhe t’i shërbejnë vendit të tyre në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Bëhuni pjesë e të ardhmes së Shqipërisë!
