AKTUALITET, 11 Dhjetor 2019, 19:14

Tronditet PSG, Kilian Mbape ka vendosur të mos rinovojë kontratën me francezët

Tronditet PSG, Kilian Mbape ka vendosur të mos rinovojë kontratën

Lajmi që publikon “Marca” është një rrufe në qiell të hapur për të ardhmen e Paris Sën Zhërmenit. Kilian Mbape, kontrata e të cilit skadon në verën e vitit 2022, ka vendosr të mos e rinovojë marrëveshjen e tij me parizienët.

Një prej lojtarëve më të mirë në botë ka vendosur që të braktisë kryeqytetin francez. 20-vjeçari është një çështje te PSG, Tomas Tuhel ka folur për këtë dje dhe në ndeshjet kundër Nantës dhe Monpelies, teksa e ka zëvendësuar për një rendiment jo të mirë.

Leonardo i ka propozuar Mbapesë një kontratë prej 25 milionë eurosh deri në vitin 2025, por djaloshi ka vendosur që të mos rinovojë më.