TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, dhe e ngarkuara me punë e SHBA-ve në Tiranë, Leyla Moses-Ones, kanë zhvilluar një takim me Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela. Lajmi konfirmohet nga ambasadori i BE-së, Luigi Soreca me një postim në rrjetet sociale
Soreca ka zbardhur edhe temat kryesore që ka biseduar me Olsian Çelën, ndërsa shton se zgjedhja e tij në krye të Prokurorisë së Përgjithshme është një hap tjetër i rëndësishëm përpara zbatimit të reformës në drejtësi.
Postimi i Luigi Soreca:
“Së bashku me Leyla Moses-Ones sot takova Prokurorin e Përgjithshëm të sapozgjedhur Olsian Cela. Ne diskutuam përparësitë kryesore, përfshirë rolin kryesor të hetimeve financiare proaktive, veprimin e zyrave të prokurorisë pas tërmetit, si dhe për fazën kalimtare drejt krijimit të SPAK. Zgjedhja e Z. Cela paraqet një hap tjetër të rëndësishëm përpara në zbatimin e reformës në drejtësi, e cila është një përparësi kryesore për Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit europian”.