AKTUALITET, 11 Dhjetor 2019, 17:00

Partia Demokratike zotohet: Do të anullojmë ligjet kundër lirisë së medias, që po bën Rama

Partia Demokratike zotohet: Do të anullojmë ligjet kundër

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka deklaruar se Partia Demokratike, do të anullojë ligjet që po ndërton Edi Rama për të censuruar mediat online dhe për të goditur fjalën e lirë, sapo të vijë në pushtet.

"Rruga e vetme për Edi Ramën është tërheqja e projektligjeve antidemorkatike, antikushtetuese, që mbyllin gojën e medias online.

Nëse ai do t’i shkojë deri në fund rrugës së vet të rrezikshme, që cënon më tej imazhin e Shqipërisë dhe dëmton pozicionin e vendit në OSBE, PD do ta anullojë këtë ligj antidemokratik menjëherë sapo të marrë besimin për qeverisjen e vendit.’-shkruan Vokshi.

Ky zotim i Partisë Demokratike, vjen pas kërcënimit që qeveria po i bën mediave online, me dy projektligje me frymë fashiste, që synojnë të vendosin nën kontroll mediat online dhe faqet e internetit, nëpërmjet AKEP dhe AMA.

LEXO EDHE:

https://www.tpz.al/2019/12/11/ligji-per-mediat-rakipi-i-drejtohet-deputeteve-turpi-do-te-jete-i-juaji-ky-eshte-ligj-fashist/