AKTUALITET, 19 Korrik 2019, 11:48

Tronditëse, 5 djem në Durrës përdhunojnë duke e lidhur në tarracën e shkollës vajzën 8-vjeçe

Tronditëse, 5 djem në Durrës përdhunojnë duke e lidhur



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një vajzë vetëm 8 vjeçe është përdhunuar në grup nga 5 djem. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur 2 javë më parë në ambientet e shkollës 9-vjeçare ““Myslim Hida”, në zonën e Arapajt në Durrës.

Burimet bëjnë me dije se vajza është lidhur dhe veprimet janë kryer në tarracën e shkollës.

Ngjarja është mbajtur e fshehtë nga policia por mësohet është arrestuar një prej të miturve dhe ndodhet në burgun e të miturve në Kavajë.