AKTUALITET, 19 Korrik 2019, 11:11

Kandidati për kryeprokuror, Olsian Çela, kalon në “sitën” e Vetting-ut

Kandidati për kryeprokuror, Olsian Çela, kalon në



Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) do të zhvillojë një seancë dëgjimore me prokurorin pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Olsian Çela, i cili është njëherësh edhe kandidat për Prokurorinë e Përgjithshme.

Trupa gjykuese përbëhet nga Lulzim Hamitaj, në cilësinë e kryetarit, anëtarja Brunilda Bekteshi dhe relatori Ilia Komici.

Prokurori do të përballet me procesin e vetting-ut për tre kriteret e vlerësimit: ligjshmëria e pasurisë, pastërtia e figurës dhe aftësitë profesionale. Çela ka një karrierë të gjatë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, të cilën e ka drejtuar përgjatë inteervalit 4-vjeçar vitet 2008-2012.

Përsa i përket vlerësimit të pasurisë, referuar përgjigjes së ILDKPI-së, KPK deklaron se prokurori Çela ka bërë deklarim të saktë dhe nuk ka fshehur pasurinë. “Olsian Çela ka burime të mjaftueshme financiare dhe nuk është në situatën e konliktit të interesit. Nga subjekti nuk janë konstatuar parregullsi” – vlerëson KPK.

Çela zotëron një apartament 77 metra katrorë në zonën e Don Boskos së bashku me të ëmën e tij. Ndërkohë, KPK ka deklaruar se subjekti i rivlerësimit i ka marrë një shtetase një hua prej 800 mijë lekësh dhe dhënësia e justifikon burimin e të ardhurave.