TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dalin detaje te reja për dy të arratisurit nga burgu i Kasandrës në Greqi. Mësohet se dy shqiptarë të moshave 31 dhe 33 vjeç janë arratisur nga burgu i Kasandres, ku arratisja për njërin prej tyre është i dyti rast. Sipas medieve greke, kjo e fundit ishte një arratisje spektakolare.
Si u arratisën?
Dy shqiptarët u arratisën para dy ditësh dhe nuk u paraqitën në numërimin e mëngjesit të së martës. Të dy shqiptarët janë të moshave 31 dhe 33 vjeç dhe kryenin dënimin në një burg bujqësor në Kasandra të Halkidikis, pothuajse ishin gjysmë të lirë.
Media greke raportojnë se ata mbajnë në kurriz dënime të renda për tentative vrasje, njëri i dënuar me burgim te përjetshëm për vrasje dhe tjetri me 12 vite burg. Hetimet e policisë kanë filluar, ndërsa janë vene në dijeni doganat, aeroportet.
Ky nuk është rasti i parë që shqiptarët arratisen nga burgjet greke, pasi në qershor nga burgu i Koridhalosit u arratisën 2 të tjerë duke kërcënuar me thikë rojet.