TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ditë më parë nisi puna për zbrazjen e Teatrit Kombëtar. Një urdhër i Ministrisë së Kulturës tashmë është dhënë për heqjen e materialeve të fundit, nga kjo godinë. Menjëherë një grup punëtorësh nisën punën.
Nuk mungojnë edhe reagimet e artistëve, të cilët theksojmë se nuk kanë në dorë një dokument zyrtar që po ndërmerret ky aksion. Ata në shenjë proteste kanë vendosur ta kalojnë natën pranë Teatrit Kombëtar. “Këtu jemi! Në mbrojtje të Teatrit, deri në fund!”, shprehen artistët nëpër rrjetet sociale.
“Për tu solidarizuar me qendrestarët e Teatrit, qytetarë të ndryshëm po sjellin ushqime dhe pije. Esmeralda, një nënë e një fëmije të vogël, na solli sanduiçë dhe çaj të ngrohtë nga shtëpia. Teatri do mbrohet se qytetaria është gjallë!”, njofton Aleanca për Teatrin.