AKTUALITET, 15 Maj 2018, 09:57

Tritol në derën e shtëpisë, plagosen burrë e grua

Tritol në derën e shtëpisë, plagosen burrë e grua

Burrë e grua janë plagosur mëngjesin e kësaj të hëne në Tiranë pas një shpërthimi eksplozivi.

Ngjarja ndodhi rreth orës 06:22 në zonën e Mëzezit, ku dy bashkëshortët L. S., dhe L. S., kanë qenë duke dalë për në oborrin e shtëpisë.

Kur kanë hpur derën e shtëpisë ndodhi një shpërthim, ku si pasojë, sipas policisë, mbetën të dëmtuar lehtë dy bashkëshortët.

Çifti u dërgua menjëherë në spital dhe sipas burimeve zyrtare ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga shpërthimi gjithashtu ka pasur dëmtime në derën e jashtme të shtëpisë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.