AKTUALITET, 14 Maj 2018, 23:44

Lajmi për dorëheqjen e Fatmir Xhafës, reagon kryeministria

Lajmi për dorëheqjen e Fatmir Xhafës, reagon kryeministria

Kryeministria ka reaguar lidhur me lajmin e publikuar në media se ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj kishte dhënë dorëherqjen nga posti pas përgjimeve të publikuara nga PD.

Kryeministria ka përgënjeshtruar lajmin duke thënë se dorëheqja nuk ka ndodhur dhe një gjë e tillë nuk është kërkuar. “Nuk ka dorëheqje, nuk është kërkuar dorëheqja e ministrit”, thonë burimet në kryeministri.

Partia Demokratike publikoi sot një audio-përgjim midis Agron Xhafajt, vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, dhe një të dënuari në Itali, i cili sipas demokratëve i kërkonte ndihmë për të dërguar drejt shtetit fqinj një sasi të konsiderueshme kanabisi. Gjithashtu, Agroni rezulton i dënuar me 7 vite e 2 muaj burg në Itali, por ai vijon të strehohet qetësisht në Shqipëri.

PD prej ditësh vijon publikimin e fakteve ku sipas saj Xhafaj ka shkelur ligjin dhe ka ndihmuar vëllain për të shmangur drejtësinë dhe ka premtuar se do të publikojë të tjera fakte kompromentuese pë Xhafajn.