TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin "Studio e Hapur", ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me identitetin e personit që përmendet në video përgjimin e vëllait të Fatmir Xhafaj. Lubonja u shpreh se ka informacione, se personi me emrin "Ermal" që përmendet si trafikant droge, është një shef policie.
"Mua më thanë se, aty përmendet një Ermali. Më thanë se Ermali është shef policie."
Gazetarja Kloadiana Lala, ka deklaruar se nuk ka ende informacion sa i përket identitetit të këtij personi.
"Ka patur në Lezhë shef policie me emrin Ermali, por nuk ka informacion. Bëhet fjalë për lokalin e një biznesmeni të njohur në Lungomare, i cili është pa precedentë penalë (lokali ku është kryer përgjimi). Ka patur sheaf policie por nuk e di nëse është ky personi.
/TPZ.AL/
