TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mustafa Nano, i ftuar në emisionin "Opinion", ka deklaruar se nëse audio përgjimi i publikuar ditën e sotme, për vëllain e ministrit Xhafaj, është autentik dhe është bërë në kohë kur Xhafaj ishte në detyrë, atëherë ministri duhet të dorëhiqet.
"Nëse materiali është autentik dhe bëhet fjalë për një bisedë të bërë në kohën që Xhafaj ka qenë ministër. Nuk e përjashtoj që mund të jetë përgjim i vjetër. Po supozomë që është përgjim i bërë këto kohë. Unë sikur të isha në vend të Xhafajt, që sot, do shkoja ta takoja vëllain, do informohesha dhe nëse ai e njeh, duhet të dalë dhe të bëjë lanet vëllain. Ky ka përgjegjësi morale dhe vëllai i vet që duket nga gjuha që përdor është njeri banal. E dyta, nëse kjo është e vërtetë Xhafaj duhet të dorëhiqet sepse ai ka dalë garant."
/TPZ.AL/