TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partia Demokratike, me anë të ish-deputetes Albana Vokshi, ka reaguar pas sulmit me tritol në shtëpinë e gazetarit nga Lezha, Elidon Ndreka.
Vokshi shkruan se, ky është një sulm ndaj lirisë së medias.
Reagimi i plotë i Albana Vokshit:
Partia Demokratike shpreh shqetësimin e thellë pas sulmit me tritol kundër gazetarit të News 24 në Lezhë, Elidon Ndreka.
Atentati me tritol ndaj banesës së gazetarit është sulmi i radhës ndaj lirisë së medias. Si i tillë, ky është një akt i dënueshëm. PD kërkon zbardhjen sa më shpejt të kësaj ngjarje të rëndë.
Për frymën dhunuese ndaj gazetarëve, PD bën përgjegjës Edi Ramën, i cili me sulmet e përditshme ndaj mediave dhe gazetarëve kritikë frymëzon krimin dhe zyrtarët e korruptuar të ngrenë dorën kundër gazetarëve.
Nën drejtimin e Edi Ramës, Shqipëria ra 9 vende në Indeksin e Lirisë së Shtypit, duke u klasifikuar si vend problematik për lirinë e shtypit dhe sigurinë e gazetarëve.
Pa gazetarë të lirë, nuk ka demokraci! Kush prek gazetarët, duhet të ndëshkohet!!
Partia Demokratike është në krah të gazetarëve për të mbrojtur lirinë e fjalës, e kërcënuar sot më shumë se kurrë!