AKTUALITET, 30 Tetor 2020, 14:34

Tërmeti/ Momenti kur një grua nxirret e gjallë nga rrënojat në Izmir

Tërmeti/ Momenti kur një grua nxirret e gjallë nga rrënojat

Një grua është nxjerrë e gjallë nga rrënoja e ndërtesave të shembura në Izmir. Momenti i nxjerrjes së saj është duartrokitur dhe pritur me gëzim nga personat që ndodheshin aty. Tërmeti i fuqishëm sipas të dhënave paraprake mendohet të ketë qenë me magnitudë 7 të shkallës Rihter. Mediat vendase bëjnë me dije se si pasojë e lëkundjeve të tërmetit, janë shembur disa ndërtesa mes tyre edhe një pallat, por deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me numrin e të lënduarve. Lëkundjet janë ndjerë në Stamboll, Izmir, Çanakkale, Denizli dhe Bursa. Qendra e tërmetit që u ndie në shumë provinca u njoftua si İzmir Karabağlar. Po ashtu lëkundjet e tërmetit me magnitudë 6.6 janë ndjerë fuqishëm edhe në Greqi, kryesisht në zonën e Atikës. Mediat kanë raportuar dy të plagosur dhe disa ndërtesa me dëme të mëdha në ishullin Samos.