AKTUALITET, 30 Tetor 2020, 14:54

Rekord rastesh të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në Gjermani

Rekord rastesh të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në

Gjermania ka shënuar një rekord rastesh të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit, me 18.681 të infektuar.

Sipas mediave të huaja, situata është mjaft alarmante pasi për tre ditë resht numri i rasteve të reja vetëm rritet. Ditën e djeshme u raportuan 16.774 raste.

Gjermania ka konfirmuar 499.694 raste së fundmi dhe 10.349 të vdekur në total.