AKTUALITET, 30 Tetor 2020, 15:01

“Ikni në një zonë të sigurt”! Ambasada në Turqi thirrje shqiptarëve pas tërmetit

“Ikni në një zonë të sigurt”! Ambasada në

Ambasada shqiptare në Turqi ka reaguar në lidhje me tërmetin e fuqishëm që goditi sot Turqinë perëndimore, pranë zonës së Izmirit.

Ambasada u ka bërë thirrje shtetasve shqiptarë të gjendur në zonë të transferohen në një zonë të sigurt.

“Një tërmet i fortë ka goditur Turqinë perëndimore,pranë zonës së Izmirit. Ambasada shqiptare në Ankara i bën thirrje shtetasve shqiptarë të gjendur në zonë të transferohen në një zonë të sigurt dhe ka vendosur në dispozicion numrin e telefonit +90 5495611985 për rast emergjence”, thuhet në deklaratën e Ambasadës shqiptare në Turqi.