AKTUALITET, 30 Tetor 2020, 13:09

Berat, infektohet me koronavirus punonjësi i Tatimeve, pozitivë edhe dy mësues

Berat, infektohet me koronavirus punonjësi i Tatimeve, pozitivë edhe


Shtohen rastet me Covid-19 në qarkun e Beratit.

Kanë rezultuar pozitivë një punonjës i drejtorisë Rajonale të Tatimeve dhe dy mësues e një punonjës i Ujësjellësit në Skrapar, raporton Abc News.

Mësohet se punonjësi që ka rezultuar pozitivë në drejtorinë e Tatimeve punonte në zyrën e regjistrimit të bizneseve, dhe për pasojë edhe tre kolegët e zyrës së tij janë futur në karantinë dhe pritet t’i nënshtrohen tamponit.

Drejtoria e Higjienës ka dezinfektuar të gjitha ambientet e brendshme të kësaj drejtorie dhe ka mbyllur zyrën e regjistrimit të bizneseve, ku rezultoi punonjësi i infektuari.

Aktualisht në qarkun e Beratit janë 288 raste aktive dhe për çdo rast të evidentuar po kryhen hetimet epidemiologjike të zinxhirit të kontakteve.