AKTUALITET, 27 Mars 2021, 20:20

Tritan Shehu takohet me bletërritësit e Lunxherisë: Shteti i ka lënë në harresë, pas 25 prillit kjo kategori do të marrë vëmendjen që i takon

Tritan Shehu takohet me bletërritësit e Lunxherisë: Shteti i ka
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu, është takuar me bletërritës në zonën e Lunxherisë. Përmes një statusi në rrjete sociale, Shehu e cilëson qesharake mbështetjen që i ofron shteti kësaj kategorie. Shehu thotë se pas 25 prillit, bletaria do të marrë të gjithë vëmendjen e rëndësinë që i takon. Postimi i plotë i Tritan Shehut: Me bleterrites ne Lunxheri. Eshte qesharake te mendosh qe shteti i mbeshtet me vetem 1000 leke ne vit per koshere, me shume bejne shpenzimet burokratike dhe vajtje ardhjet neper zyra. Bletaria nuk konsiderohet si nje aktivitet ekonomik i vecante, e bio i rendesishem e i lidhur dhe me turizmin ne kete Qark. Po keshtu nuk vleresohet edhe si nje faktor i rendesishem ne zhvillimin e nje bujqesie moderne. Shume shpejt mbas 25 Prillit edhe bletaria do te marre rendesine qe i takon.

??Me bleterrites ne Lunxheri. Eshte qesharake te mendosh qe shteti i mbeshtet me vetem 1000 leke ne vit per koshere,...

Posted by Tritan Shehu on Saturday, March 27, 2021