TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bashkimi Europian do të sjellë në Ballkan 651 mijë vaksina “Pfizer”, ku Shqipëria pritet që të ketë pjesën e saj nga dërgesa e Brukselit në drejtim të rajonit tonë.
Lajmin e dha kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale. Kreu i qeverisë thotë se zhvilloi një telefonatë me presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen, e cila i dha lajmin e mirë.
“Një lajm i mirë në telefonatën me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen: Së shpejti 651 mijë vaksina Pfizer do të vijnë në rajon nga Bashkimi Europian. Më në fund” shkruan kryeministri shqiptar, i cili e ka kritikuar BE-në për vaksinat në raport me Ballkanin, sa herë i është dhënë rasti.
Deri tani Shqipëria ka marrë vaksina nga “Pfizer”, “AstraZeneca”, por edhe ruse e kineze në ditët e fundit.